Oda Amerikane kërkon nga ZRrE të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të pezullojë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë pas aktvendimeve gjyqësore.

“Oda Ekonomike Amerikane përsërit shqetësimet e saj të thella përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”, thuhet në komunikatën e OEAK-ut.

“Kjo qasje e qëndrueshme gjyqësore reflekton shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të këtyre vendimeve në treg, dhe si e tillë nuk mund të injorohet si rastësore ose specifike për një a dy raste. Edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej. Vazhdimi i zbatimit të masave të liberalizimit nga ana e ZRRE-së, derisa dy kompani aktualisht përfitojnë nga pezullimet e urdhëruara nga gjykata e të tjerat mbeten në pritje të aktvendimeve gjyqësore ose nisjes së procedurave ligjore, krijon një mjedis të pasigurisë juridike dhe të diskriminimit ekonomik”, thekson tutje OEAK në komunikatë.

Oda Amerikane beson fuqishëm se reformat, përfshirë ato në sektorin e energjisë, duhet të drejtohen nga parimet e drejtësisë, parashikueshmërisë dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

“Në këto rrethana, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të pezullojë menjëherë zbatimin e masave të kontestuara të liberalizimit derisa gjyqësori të japë qartësi përmes vendimeve përfundimtare mbi të gjitha ankesat përkatëse. Vetëm një treg i drejtë, transparent dhe plotësisht funksional mund të ofrojë një rrugë të qëndrueshme përpara , e ku të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia ose kapaciteti ligjor, veprojnë në kushte të barabarta”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika