Oficerët amerikane zbarkojnë në Bjellorusi, vëzhgojnë nga afër stërvitjen me Rusinë

Bjellorusia është përballur me një surprizë të pakëndshme gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë, të quajtura “Zapad-2025”, të cilat nisën të premten në të dy vendet.

Oficerë të ushtrisë amerikane morën pjesë në aktivitetet ushtarake, dhe ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Hrenin, u tha atyre se mund të shihnin “çdo gjë që u interesonte”, duke u lejuar të lëviznin lirshëm në terrenin e stërvitjes.

“Kush do ta kishte menduar se si do të fillonte mëngjesi i një dite tjetër të stërvitjes Zapad-2025?”, deklaroi Hrenin, duke vënë në dukje praninë e përfaqësuesve nga 23 vende, përfshirë dy shtete të tjera anëtare të NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë.

Kjo vizitë shihet si një shenjë e ngrohjes së marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Minskut, megjithëse Bjellorusia mbetet aleate e ngushtë e Rusisë dhe ka lejuar përdorimin e territorit të saj për pushtimin e Ukrainës.

Javën e kaluar, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump, John Cole, zhvilloi bisedime në Minsk me presidentin Aleksandër Lukashenko. Si rezultat, Lukashenko pranoi të lirojë 52 të burgosur, mes tyre gazetarë dhe figura të opozitës. Në këmbim, SHBA lehtësuan sanksionet ndaj kompanisë ajrore kombëtare Belavia, duke i mundësuar blerjen e pjesëve të këmbimit për flotën e saj Boeing.

Trump gjithashtu ka shprehur synimin për të rihapur së shpejti ambasadën amerikane në Minsk dhe për të ringjallur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Bjellorusinë, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e tij me Lukashenkon, i cili vijon kontaktet e rregullta me Vladimir Putinin.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika