Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se pas një operacionit dhjetëditor të kërkim-shpëtimit, ka gjetur trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat në Shqipëri.
Kujtojmë se me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, FSK-ja ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat, njofton Dukagjini.
“Pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës.
U la nga shoku në veturën e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i të riut në Mat