Operacioni në Veri për vrasjen e doganierit të EULEX-it, 7 persona shoqërohen në Polici

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer një operacion në Zubin Potok dhe Zveçan lidhur me hetimin e vrasjes së zyrtarit të EULEX-it, A.S.

Prokuroria Speciale bën të ditur se gjatë operacionit janë shoqëruar në Polici shtatë persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Dukagjini.

Gjatë këtij aksioni ku u bastisën 9 lokacione, policia ka konfiskuar dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dokumente e gjëra të tjera.

“Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhrit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Bastisjet në Zubin Potok dhe Zveçan dyshohet se lidhen me vrasjen e doganierit të EULEX-it

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika