Operacioni “Syri”: Sekuestrohen një ton marihuanë, arrestohen tre shqiptarë e dy ukrainas

Gjatë operacionit të koduar "Syri", të organizuar nga Policia e Shtetit në Vlorë së bashku me Guardia di Finanza, u sekuestruan rreth një ton marihuanë, ku si pasojë janë vënë në pranga tre shtetas shqiptarë banues në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim

Konferencë e përbashkët për shtyp: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë, Gentian Berberi së bashku me prokurorin e Prokurorisë, Anton Pali dhe homologët italianë

Të hënën e tetë gushtit, një operacion masiv është zhvilluar nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza(GDF).

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar nga ajri, deti dhe toka u sekuestruan rreth një ton lëndë e dyshuar narkotike marihuana, ku si pasojë janë vënë në pranga tre shtetas shqiptarë banues në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, raporton Top Channel.

Policia e Vlorës ka sekuestruar tri mjete lundruese (skafe) dhe dy automjete, ndërsa nga GDF u sekuestrua mjeti lundrues në të cilin u gjet lënda narkotike.

Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, bazuar në informacionet e marra nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, se disa shtetas kishin transportuar drejt një mjeti lundrues një sasi lënde narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “SYRI”.

Në operacion janë përfshirë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it.

Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.

Si rezultat i operacionit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit u bë i mundur identifikimi i personave që dyshohet se kishin transportuar lëndën narkotike me 3 mjete lundruese, drejt një mjeti tjetër lundrues në thellësi të detit.

Nga Policia e Vlorës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve me iniciale A. S., 31 vjeç, S. I., 22 vjeç dhe Q. P., 19 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. L., 33 vjeç, të katërt këta banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në ujërat italiane, nga Guardia di Finanza, shtetasit me iniciale B. S., 43 vjeç dhe S. S., 62 vjeç, të dy me shtetësi ukrainase.

Shtetasit e arrestuar në Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 7 gusht rreth orës 15:00, dyshohet se kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marihuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit të përbashkët, nga autoritetet e Guardia di Finanza është kapur në ujërat italiane mjeti lundrues me të cilin transportohej lënda narkotike.

Shërbimet e GDF-së, gjatë kontrollit në bordin e mjetit lundrues, kanë sekuestruar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marihuanë, e ndarë në 153 pako.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. I. në Vlorë, shërbimet e DVP Vlorë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, sekuestruan 3 mjete lundruese (skafe), 3 aparate celulare dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të personave të tjerë të implikuar në trafikimin e lëndës narkotike.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika