Orban: Projektbuxheti i BE-së synon të zgjasë luftën Ukrainë-Rusi

Projektbuxheti i Bashkimit Evropian për vitet 2028-2034, i përgatitur nga Komisioni Evropian, është në thelb një dokument ushtarak që synon mbështetjen e Ukrainës dhe zgjatjen e konfliktit të saj të armatosur me Rusinë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, duke shtuar se qeveria e tij nuk do të pajtohej me një propozim të tillë nga Brukseli dhe nuk do ta pranonte atë si bazë për negociata, raporton euronews.al.

“Nëse e shqyrtoni, do të shihni se është një buxhet ushtarak. Çdo gjë në të është strukturuar sipas logjikës së luftës. Njëzet përqind e fondeve janë të destinuara për Ukrainën, ndërsa fondet e mbetura nuk do të përdoren për të zhvilluar bujqësinë ose për të mbështetur fermerët, por përkundrazi për t’u përgatitur për luftë”, tha ai në një fjalim të transmetuar nga kanali televiziv M1.

“Ky është buxheti i një Bashkimi Evropian që dëshiron të mposhtë Rusinë në territorin ukrainas”, tha Orban. Sipas tij, Hungaria nuk është e interesuar për një buxhet të tillë të BE-së, ajo ka nevojë për “një buxhet që mbështet paqen dhe zhvillimin”. “Prandaj, ne nuk e pranojmë draftin e propozuar si bazë për negociata”, theksoi Kryeministri.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika