Në kryeqytet është organizuar një performancë artistike e feministes Ms. Indefinite, ku përballë qytetarëve ajo ka thyer akujt me lule brenda.
Kjo përformancë shpërfaq pabarazinë gjinorë në shoqërinë kosovare dhe sfidat e grave mbi të drejtat e tyre.
“Kjo performancë konceptohet si një ndërhyrje artistike publike live që synon të rikthejë 8 Marsin në dimensionin e tij historik dhe politik, si ditë proteste, reflektimi dhe kërkese për barazi gjinore, duke hapur një debat publik, hapësirë të artikulimit kritik mbi realitetin e të drejtave të grave dhe sfidat e vazhdueshme të pabarazisë në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.
Ky projekt u realizua nga Friedrich Ebert Stiftung- Zyra në Kosovë, UN Women dhe Indefinite Institute./EO