OSBE-ja i dorëzon Policisë së Kosovës pesë automjete të specializuara për njësinë K9

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dorëzuar pesë automjete të posaçme për njësinë policore K9, që përdoren me qen shërbimi, për të përmirësuar kapacitetet operacionale të kësaj njësie.

Këto automjete janë modifikuar për të mundësuar transportin e sigurt dhe efikas të qenve dhe kujdestarëve të tyre gjatë misioneve.

Gjithashtu, Misioni ka mbështetur riparime dhe përmirësime në qendrat ekzistuese ku strehohen qenët policorë.

Përmirësimet përfshijnë sisteme të avancuara ventilimi, përforcime strukturore dhe kushte më të mira higjienike, që sigurojnë mirëqenien dhe gatishmërinë e qenve për detyra.

Sipas njoftimit, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, tha se siguria e komuniteteve në Kosovë është prioritet kryesor dhe se këto hapa janë të rëndësishëm për forcimin e sigurisë publike dhe për ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi OSBE-në për bashkëpunimin e gjatë dhe mbështetjen në avancimin e kapaciteteve të policisë.

Kjo nismë është financuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian dhe fokusohet në forcimin e njësisë K9 për zbulimin dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve, duke ndihmuar në ruajtjen e sigurisë publike.

Në kuadër të projektit, në vitin 2023 është ndërtuar edhe një poligon trajnimi për njësinë K9.

Në njoftim theksohet se përmirësimet e bëra do të rrisin efikasitetin operativ dhe do të ndihmojnë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve, duke krijuar një mjedis më të sigurt për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika