OSHP i hap rrugë Prishtinës për zgjedhjen e kompanisë së re për mbeturinat  – “Pastrimi” e humb betejën

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), me një vendim, i ka hapur rrugën Komunës së Prishtinës që të vazhdojë me procedurat e prokurimit për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Komuna si Autoritet Kontraktues mund të bëjë përzgjedhjen e kompanisë për shërbimine të menaxhimit të mbeturinave duke përfunduar kështu sagën e problemit të mbeturinave.

Pavarësisht pengesave të vazhdueshme nga ana e kompanisë Rajonale “Pastrimi”, përmes formave të ndryshme nga greva e deri tek parkimi i kamionëve në fund Komuna del se ka të drejt të perzgjedhë kompaninë e cila është më e menaxhueshme.

Ky proces ishte bllokuar nga OSHP-ja pasi Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A kishe bërë ankesë në OSHP, për të ia bllokuar komunës procedurat e tenderit për menaxhimin e mbeturinave në kryheqytet.

Sipas vendimit të OSHP-së, me 18/11/2024, Kuvendi i Komunës se Prishtinës në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka publikuar Njoftimin për Kontratë B05 lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull Menaxhimi i mbeturinave me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1.

Ky aktivitet i prokurimit është zhvilluar me procedurë të hapur me llojin e kontratës shërbim dhe me vlerë të parashikuar të kontratës 16,500,000.00 euro. Me 26/03.2025, OE K.Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A. ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim kundër vendimit të lartcekur të AK. Me 01/04/2025, Autoriteti Kontraktues (Komuna e Prishtinës) e ka refuzuar si te pabazuar kërkesën për rishqyrtim. 2 Me 08/04/2025, OSHP ka pranuar ankesën nga OE K.Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A. me nr. 0253/2025 për lidhur me aktivitetin Menaxhimi i mbeturinave me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1.

Vendimi i OSHP-së:

 “Jashtë Juridiksionit për shqyrtim ankesa e OE K.

Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A. me nr. 2025/0253 , e datës 08/04/2025, lidhur me aktivitetin e prokurimit Menaxhimi i mbeturinave me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1. 2. Ankuesi lidhur me këto veprime të AK mund ti drejtohet institucioneve tjera kompetente për mbrojtjen e të drejtave të tij/saj. 3. Kthehen mjetet e deponuara në emër të taksës tarifore për parashtrimin e ankesës në llogarinë e Operatorit Ekonomik K.Regjionale e Mbeturinave” Pastrimi ” SH.A”./Indeksonline

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika