Osmani: 39 qen kanë ngordhur si pasojë e helmimit nga strukturat ilegale, mund të kemi pandemi

"49 qenë janë helmuar nga strukturat ilegale serbe në Mitrovicë të Veriut ndërsa 39 prej tyre kanë ngordhur. Kufomat janë hedhur në kontenjerë, edhe qytetarët mund të infektohen, nëse lajmërohet ndonjë pandemi, qytetarët do të pësojnë nga këto helmime", kështu ka thënë Betim Osmani, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare, Betim Osmani si probleme në veri nuk ka përmendur vetëm djegiet e veturave me targa RKS por edhe helmimin e qenve.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Osmani ka thënë se 49 qenë janë helmuar nga strukturat ilegale në Mitrovicë të Veriut ndërsa 39 prej tyre kanë ngordhur.

Ai ka thënë se në mënyrë të pakontrolluar janë hedhur në kontenjerë kështu që sipas tij mund të lajmërohet ndonjë pandemi dhe të pësojnë qytetarët.

“Ne kemi probleme më të mëdha se këto strukturat ilegale, ne si qytetarë kemi probleme tjera, nuk po gjejmë mbështetje as në institucionet qendrore. 49 qenë janë helmuar nga strukturat ilegale, janë edhe qenë të qytetarëve që i kanë mbajtur në oborret e shtëpive, institucionet nuk e kanë bërë punën e tyre për ti ndëshkuar, 39 prej tyre kanë ngordhur, ka shoqata që kujdesen për qentë në veri, kanë lypë ndihmë nga kryetari i asamblesë, ku me disa veterinarë nga mitrovica e Jugut i kanë shkuar në ndihmë. Kufomat janë hedhur në kontenjerë, edhe qytetarët mund të infektohen, nëse lajmërohet ndonjë pandemi, qytetarët do të pësojnë nga këto helmime”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika