Osmani: Bullgaria ka ofruar mbështetje për Kosovën për ta përballuar situatën me energji elektrike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bullgaria është një mbështetëse e madhe e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, në BE, në organizata të tjera ndërkombëtare, por edhe përkrahëse e liberalizimit të vizave





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me presidentin, bullgar, Ruman Radev, në Sofje, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis dy vendeve, duke ofruar gatishmëri për thellimin e tyre.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se Bullgaria ka ofruar mbështetje për Kosovën për ta përballuar situatën e furnizimit me energji elektrike, në kohën kur e gjithë Evropa po përballet me krizë energjetike.

“I konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe së bashku me gatishmërinë për t’i thelluar ato. Bullgaria është një mbështetëse e madhe e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, në BE, në organizata të tjera ndërkombëtare, por edhe përkrahëse e liberalizimit të vizave për shtetin tonë”, shkroi Osmani.

Ajo ka potencuar se vizion i përbashkët është paqja dhe stabiliteti në Kosovë, rajon dhe Evropë.

Përveç takimit me presidentin Radev, Osmani do ta zhvillojë edhe një takim bilateral dhe më pas, do ta kenë një konferencë të përbashkët për media.

Delegacioni i kryesuar nga Presidentja Osmani, do të marrë pjesë edhe në darkën zyrtare presidenciale të shtruar nga presidenti Radev.

Gjatë vizitës në Bullgari, Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Bullgarisë, Vezhdi Romanov.

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryetarja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova, Osmani do t`i dhurohet Çelësi i Sofjes.

Në agjendën e vizitës së Presidentes Osmani në Bullgari është edhe ndarja e Medaljes Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Bullgarisë, për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s (KFOR) në Kosovë.

Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti Radev, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe komandanti i Forcave të Përbashkëta të Armatosura të Bullgarisë, Valeri Tsolov.

Kurse në Universitetin “Shën Kliment Ohridski”, Osmani do të nderohet me mirënjohje, teksa para stafit akademik, diplomatëve të akredituar dhe studentëve, do ta mbajë një diskutim, në të cilin, do të flasë për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.

Departamentit të gjuhëve të përgjithshme indoevropiane e ballkanike të këtij Universiteti, Presidentja Osmani do t’ia dhurojë një mirënjohje për kontributin e çmuar për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Bullgari, do ta ketë një takim edhe me mërgatën shqiptare që jeton e vepron në këtë shtet.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika