Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka vizituar natën e së shtunës, festivalin e filmit “Dokufest”, tashmë i përvjetshëm në Prizren.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka cilësuar atë si një përvojë të mrekullueshme.
‘DokuFesti e ka shndërruar Prizrenin në kryeqendrën e kulturës, filmit dhe ideve të reja.
Një përvojë e mrekullueshme, ndërmjet historive që frymëzojnë dhe njerëzve që e bëjnë artin pjesë të përditshmërisë sonë.”, ka shkruar Osmani.