Osmani falënderon ambasadorin finlandez për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. 

“Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në njoftim. 

Osmani e ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës. 

“Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja”, thuhet tutje. 

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika