Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Mbretëria e Danimarkës, mbreti Frederik dhe mbretëresha Mary, para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani, falënderoi Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës për mikpritjen e ngrohtë gjatë vizitës së saj në Kopenhagë.
“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!”, ka shkruar Osmani në Facebook, ku ka publikuar videon nga pritja.