Osmani falënderon të gjitha vendet që po e mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është fitore për të drejtat e njeriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

E para e vendit ka thënë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, është fitore për të drejtat e njeriut.

Ditë më parë, Kosova e bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës (KiE), duke marrë dritën jeshile në Komitetin për Demokraci e Politikë të KiE-së.

Ky komitet votoi pro raportit të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika