Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Siç mëson Telegrafi, Osmani tashmë ka pranuar ftesën nga Erdogani për të qenë prezente në këtë ceremoni më datë 3 qershor.
Recep Tayyip Erdogan do të vazhdojë të jetë në pushtet, pasi fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi.
Erdogan ka kaluar dy dekada në pushtet, duke shërbyer si kryeministër i Turqisë që nga viti 2003 deri në vitin 2014, kur ai u zgjodh president.