Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas dekretimit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovë ka ftuar liderët e partive politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.
Dukagjini merr vesh se ky takim pritet të fillojë nga ora 13:00.
Kujtojmë se edhe vetë presidentja Osmani në konferencën për media bëri të ditur se sot do t’i ftojë krerët e partive politike në takim.