Osmani gjatë vizitës në Londër: Lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve të tjerë botërorë, ka marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Familja Mbretërore në Buckingham Palace

Me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë historike të Kurorëzimin të Mbretit.

Osmani, krahas liderëve të tjerë botërorë, ka marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe Familja Mbretërore në Buckingham Palace.

“Në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit, Osmani ka përcjellur urimet më të përzemërta të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe ka shprehur bindjen e saj se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit”, thuhet në njofimin e zyrës së presidencës.

Përveç kësaj, presidentja ka marrë pjesë edhe në pritjen shtetërore të organizuar nga Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme, James Cleverly.

Gjatë ceremonive zyrtare të Kurorëzimit, Presidentja ka takuar edhe krerë shtetesh e qeverish nga vende mike anembanë botës, përfshirë edhe nga shtete jonjohëse, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Osmani ka takuar edhe krerë shtetesh nga 10 vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika