Osmani: I bëj thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia

E para e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia është vegël e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, dhe ajo po e destabilizon rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (Autor i fotos: KP)

 





Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të serbëve lokal të Veriut të Kosovës për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës. Ku u ka bërë thirrje  “thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit”.

Tutje Osmani ka treguar se Serbia e ka për synim destabilizimin e Veriut të Kosovës dhe kjo është arsye sipas saj që ajo i ka detyruar përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, si dhe mbetet e pozicionuar qartë në rrugën e saj euroatlantike. Veprimet e institucioneve për barazi të të gjithëve para ligjit janë në përputhje me standardet më të larta dhe vlerat evropiane. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë rrugë”, ka treguar ajo.

Ajo ka  përfunduar duke thënë se Beogradi është ai i cili po tenton ta destabilizojë Ballkanin pasi është  është vegla Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika