Osmani i shkruan letër Bidenit për 246-vjetorin e pavarësisë

Letra që Osmani-Sadriu i dërgoi Biden me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së theksonte pritshmëritë e Kosovës ndaj mbështetjes së SHBA-ve drejt rrugëtimit veri-atlantik

Flamuri i Kosovës dhe flamuri i SHBA-së
Flamuri i Kosovës dhe flamuri i SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Joe Biden me rastin e 246-vjetorit të pavarësisë së ShBA-ve, me ç’rast i thotë se Kosova llogarit në ta drejt rrugëtimit në strukturat euroatlantike.

Përgjatë përcjelljes së urimeve në letër, Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve kundrejt Evropës.

Ndër të tjera, në letrën e saj ajo ka shkruar se, “Lidhja midis dy kombeve është krijuar në disa prej ditëve tona më sfiduese dhe është forcuar gjatë ditëve tona më të mira”.

“Gjatë dekadave të fundit, vendet tona jo vetëm që janë forcuar, por edhe jemi rritur së bashku. Në veçanti, populli i Republikës së Kosovës është mirënjohës për mbështetjen tuaj personale dhe të vazhdueshme, ndaj ne vazhdojmë të llogarisim te ju, përderisa ecim përpara në rrugën tonë të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare që promovojnë vizionin tonë të përbashkët dhe qëllimet”, thuhet në letrën e Osmanit dërguar presidentit Biden.

Letra e Osmanit drejtuar Biden

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika