Osmani i shmanget pyetjes për çështjen e demarkacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka komentuar çështjen e demarkimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ka deklaruar se nuk sheh asnjë çështje që mund të prishë marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa ka komentuar çështjen e demarkimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ka thënë se gjithçka që ka të bëjë me raportet midis dy vendeve do të diskutohet dhe do të zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë.

Ajo, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se nuk sheh asnjë çështje që mund të prishë marrëdhëniet midis dy vendve fqinje.

“Nuk shoh asnjë çështje që mund të prishë raportet mes dy vendeve. Gjithçka që ka të bëjë me raportet tona do të diskutohet dhe zhvillohet në përputhje me parimin e respektit të ndërsjellë, në përputhje me raportet miqësore. Dhe çështja e trupit të përbashkët teknik që ishte paraparë në deklaratën e presidentëve të atëhershëm është një çështje e tillë teknike e cila do të realizohet gjithnjë përmes diskutimeve miqësore e përmbajtësore në mes dy vendeve, gjithnjë duke e vlerësuar se raportet tona të ndërsjella duhet t’i zhvillojmë vetëm duke pasur parasysh miqësinë dhe thellimin e raporteve”, është shprehur ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

Lidhur me çështjen e demarkacionit, Osmani ka potencuar se Kosova ka ratifikuar tri dokumente në parlamentin e saj, marrëveshjen dypalëshe sa i përket vendosjes së kufirit, deklaratën e përbashkët në mes dy presidentëve të atëhershëm dhe e treta ka qenë raporti i komisionit shtetëror.

Sipas saj, ka mjaftueshëm akterë që duan ta destabilizojnë rajonin apo të prishin marrëdhëniet midis Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kosova dhe Mali i Zi nuk do të duhej asnjëherë që raportet të dëmtohen sepse kjo vetëm sa do t’i shkonte në interes atyre që kanë interesa malinje për Ballkanin Perëndimor”, shtoi ajo.

“Dua ta potencoj se Mali i Zi si një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, që atëherë e deri më sot ka qenë ndër fqinjët më përkrahës ndaj Kosovës dhe kjo miqësi që është ndërtuar do të ruhet e forcohet edhe më tej me çdo kusht”.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika