Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ecë përpara dhe e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike.
“Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur në rrugën e saj drejt familjes euroatlantike dhe duke ndërtuar partneritete të forta anembanë botës.
Javën e kaluar, në pritjen vjetore për korin diplomatik, shpreha mirënjohjen e popullit tonë ndaj miqve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, ka shkruar Osmani.