Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilave fitues i balotazhit është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Valon Prebreza.
Në një lidhje direkte në Debat Plus, Osmani tha se ndonëse e ka uruar subjektin politik Vetëvendosje, nuk do ta urojë personalisht kundërshtarin e tij politik, Valon Prebrezën, për shkak të mënyrës si ai e ka zhvilluar fushatën.
“Asnjëherë dhe në asnjë rast. Kam uruar VV, por kurrë s’do të uroj Valon Prebrezën. Për shkak ë gjuhës ë ndytë dhe gjithë punës së ndytë që ka bërë gjatë gjitha fushatës. Në të kundërtën do ta uroja me gjithë dëshirë”, ka thënë Osmani.