Osmani: Kush do të dijë qëndrimin tonë për Asociacionin, le ta lexojë vendimin e Kushtetueses

Kush dëshiron të dijë qëndrimin e udhëheqësve të Kosovës për Asociacion e Komunave me shumicë serbe, sipas presidentes Vjosa Osmani, bëjnë mirë që ta lexojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 30 qershorit ka folur në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke thënë se Gjykata Kushtetuese e kishte ndalur asociacioni monoetnik.

Qëndrimi i saj për këtë çështje është i njëjti me atë të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte dhënë përgjigjen, dhe se “kushdo që dëshiron të dijë se cili është qëndrimi ynë, mjafton që të lexohet ai vendim (vendimi i Gjykatës Kushtetuese për asociacionin)”, ka thënë ajo në emisioni Interaktiv në KTV.

Osmani ka vazhduar që të komentojë dhe të shpërfaqë atë që shteti i Serbisë është duke bërë.

Përderisa Serbia është duke dhënë mbështetjen financiare për, “strukturat kriminale që janë të rrezikshme për shtetin e Kosovës dhe qytetarët serbë në veri”, detyrat e Kosovës janë që “t’i shpërfaqim veprimet destablizuese, por edhe mosveprimet e Serbisë në raport me zbatimin e marrëveshjeve, të arritura deri më tani.

Tutje, e para e vendit ka kërkuar ndihmën edhe nga qytetarët për siç ka thënë ajo, “që t’ia shpërfaqim fytyrën e vërtetë Serbisë”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika