Osmani: Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, jemi të gatshëm për propozime

Takimi në mes Presidentes Osmani dhe Këshilltarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Cholle ka konfirmuar edhe një herë partneritetin e pathyeshëm në mes të SHBA-ve dhe Kosovës. Krahas kësaj, Osmani ka përmenduar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport për Kosovën dhe vet rajonin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

“Kosova është e gatshme të vazhdojë, me përkushtim të plotë, të jetë palë konstruktive, e koordinuar me SHBA-të, duke bërë propozime që kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje të tillë”.

Kështu ka deklaruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet duke përsëritur qëndrimin e saj lidhur me një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

As Serbia nuk u përjashtua nga diskutimi Osmani-Cholle, bën të ditur Zyra e Presidentes.

Si jo rrallëherë, Osmani ka potencuar aleancën dhe afërsinë e theksuar të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që paraqet ky raport jo vetëm për Kosovën, por edhe për aleancën euroatlantike. Presidentja theksoi se Serbia vazhdon të jetë forcë destabilizuese dhe kërcënim për paqe të qëndrueshme në rajon dhe këtë e bën në mbështetje nga Rusia.

Gjersa ka falenduar Chollet për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut,  Osmani ka theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar.

“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e aleancës së hekurt”, ka shkruar Osmani në Twitter, gjersa ka theksuar se pjesë e diskutimit me Chollet ishte rritja e angazhimit të SHBA-së.

Osmani ka theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo pas takimit të tij me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Chollet më herët gjatë 11 janarit qëndroi edhe në Shkup, teksa pas Prishtinës do të niset drejt Beogradit.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika