Osmani: Masakra e Belegut tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Masakra e Belegut tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, gjatë intervistës në TRT World

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Belegut të Deçanit, kur forcat serbe kanë vrarë dhe masakruar 46 shqiptarë.

Të mërkurën janë bërë 24 vjet që nga Masakra e Belegut.

“Kjo masakër është një kujtim i dhimbshëm për jo vetëm për Belegun, por për gjithë Kosovën. Ajo tregon egërsinë e regjimit serb kundër popullit të Kosovës. Kujtimi i kësaj masakre është jo vetëm në funksion të mbajtjes gjallë të së vërtetës, por edhe motiv për të mos ndaluar së kërkuari drejtësi”, ka theksuar Osmani, shkruan KP.

Masakra e Belegut është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK-u, pastaj edhe EULEX-i, ishin marrë me rastin duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të prezantuara edhe në Tribunalin e Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash askush nuk është arrestuar e dënuar për këtë krim.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer në rajonin e Dukagjinit nga forcat ushtarake e policore serbe, të cilat më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Nga ajo ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjerë të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pazgjidhur.

Edhe pse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK-u, pastaj edhe nga EULEX-i, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejtë të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika