Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, vlerëson se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlanike.
Këtë Osmani e tha edhe në Institutin “Aspen” në Berlin, kur foli për Kosovën, njofton Dukagjini.
“Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik. Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.