Osmani në marshin për Tetorin Rozë: Muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka marrë pjesë në marshin e organizuar me rastin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se nëpërmjet këtij marshi treguan se përbashkimi shndërrohet në shpresë teksa Tetori rozë është muaji që tregon se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, kujdes dhe qëndresë, njofton Dukagjini.

“Tetori rozë është muaji kur kujtojmë se çdo betejë e jetës mund të fitohet me dashuri, kujdes dhe qëndresë. Sot, sikur çdo vjet, jemi bashkuar për ta dërguar një mesazh të fuqishëm: le ta mbështesim çdo grua e burrë dhe të mos ndalemi kurrë derisa çdo betejë me kancerin të shndërrohet në histori suksesi”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika