Osmani në takim me homologun letonez, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me presidentin letonez, Egils Levits, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me presidentin e Letonisë, Egils Levits

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve në New York, të premten e 23 shtatorit është takuar me presidentin e Letonisë, Egils Levits, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

Në takim me homologun e saj të Letonisë, Osmani ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, situatën aktuale në Kosovë, rajon e më gjerë dhe pasojat e zhvillimeve të fundit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Diskutim konstruktiv me presidentin e Letonisë, Egils Levits. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në funksion të konsolidimit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve të reja”, ka shkruar Osmani në Faceobok.

Në këtë drejtim, e para e vendit ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës pa dallim përkatësie.

Siç njofton Presidenca, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në luftën e paprovokuar të Putinit kundër Ukrainës dhe pasojat e tyre në raport me paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Osmani ka thënë ndër të tjera se Kosova është tërësisht në linjë me qëndrimet e ShBA-së, Britanisë së Madhe, NATO-s dhe BE-së kundër luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani dhe homologu Levits diskutuan edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe ngritjes së tyre në nivel të partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika