Osmani për CNN: Njoha reciproke është hapi kryesor në dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës

Në një intervistë për mediumin prestigjioz CNN, Vjosa Osmani ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mund të bëhet nëse kjo e fundit e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka thënë ajo.

“Sigurisht njohja e ndërsjellë është në qendër të dialogut Kosovë-Serbi dhe sa më shpejtë që Serbia t’i thërrasë mendjes dhe ta kuptojë që pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë një realitet i pakthyeshëm, atëherë më mirë për ta, më mirë për lidhjet tona dypalëshe si dhe për paqen dhe stabilitetin për krejt rajonin”, ka vijuar Osmani.

Presidentja e Kosovës, ka folur edhe për mundësinë e aplikimit të Kosovës, në NATO, ajo ka thënë se organizata e NATOS, për Kosovën është më shumë se organizatë e sigurisë, sipas saj NATO përfaqëson vlera të larta.

“NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

Sipas presidentes Osmani, anëtarësimi i Kosovës në NATO, nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika