Osmani përkujton heroin e luftës Agim Ramadani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar në 23 vjetorin e rënies heroin Agim Ramadani.

Agim Ramadani, është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë , kështu thuhet në përkujtim e presidentes Osmani.

Presidenti Thaçi: Agim Ramadani ishte një prej strategëve më të mirë të UÇK-së - 2LONLINE

Siç thotë ajo, në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm.

Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

Osmani ka theksuar se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve.

“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe  pavdekësinë e tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin”, ka thënë Presidentja në përkujtimin e saj.

Heroi, gjatë luftës ishte dëshmuar si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e ka bërë bashkë me shokët.

Agim Ramadani, i lindur në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963, shkollimin fillor e kishte kryer në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Inaugurohet shtatorja e Agim Ramadanit dhe Mulla Idriz Gjilanit – Epoka e Re

Gjatë luftës ishte dëshmuar si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që kishte shkulur gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

Pas thyerjes së kufirit, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai kishte rënë heroikisht duke mos vdekur kurrë.

Ramadani llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare.

Gjilani përjetësoi sot në bronz heroin Agim Ramadani – Gjilani SOT

Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit – Katanës.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika