Osmani i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë, Elita Kuzma

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Letonisë në Republikën e Kosovës, Elita Kuzma, të cilën e ka uruar për detyrën.

Në takim me ambasadoren Kuzma, Osmani shfaqi besimin për thellimin e mëtejmë të raporteve ndërmjet të dy shteteve gjatë mandatit të ambasadores.

“Në këtë kontekst, presidentja Osmani theksoi se shtetet baltike i konsiderojmë partnerë strategjik, sidomos në fusha si mbrojtja e siguria, po ashtu edhe teknologji informative e digjitalizim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ajo falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Letonia i ka ofruar Kosovës në BE dhe në NATO.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika