Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë belge

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë Belge, Grégoire Cuvelier, të premten e 13 tetorit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë Belge, Grégoire Cuvelier, të premten e 13 tetorit.

Presidentja Osmani e uroi ambasadorin për detyrën, ndërkaq ambasadori Cuvelier shtoi se nga ana e tij do të ketë edhe angazhim më të madh në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në këtë takim, të dyja palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe përkrahjen e rrugës evropiane për Kosovën.

Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit belg ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Cuvelier, lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia më 24 shtator në Republikën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika