Osmani: Presim përkrahje nga Hungaria për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me homologen e saj nga Hungaria, Katalin Novak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se gjatë takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, i ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka theksuar se synimi i Kosovës është edhe anëtarësimi i saj në Aleancën Veriatlantike, NATO.

“Kosova ka synim, vizion dhe punë anëtarësimin në NATO. Për këtë dua ta falënderoj shtetin hungarez që përkrahu vendin tonë në anëtarësimet e ndryshme. Presidente siç edhe çdo vend tjetër në Evropë ne po sfidohemi nga krizat e shumta. Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian të ngriten në një nivel më të lartë. Andaj Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat. Presim mbështetjen edhe të Hungarisë”, ka thënë Osmani.

Mbështetje nga Hungaria, Osmani ka thënë se pret edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kanë kaluar më shumë se katër vjet që kur Kosova ka plotësuar të gjithë kërkesat për liberalizim të vizave. Hungaria e ka përkrahur këtë dhe lus që të vazhdoni ta përkrahni në vazhdimësi shtetin tonë. Llogarisim edhe në mbështetjen e Hungarisë në anëtarësimin e të gjitha Organizatave Ndërkombëtare, ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, shtoi ajo.

Ndërkaq, në anën tjetër, presidentja Novak, ka konfirmuar se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë për çështjen e liberalzimit të vizave.

“Ne duam t’i shfrytëzojmë mundësitë që të përshpejtohet procesi i Ballkanit Perëndimor për sa i përket liberalizimit të vizave të Kosovës, kemi qenë në favor të Kosovës që nga dita e parë dhe zonja Osmani mund të llogarisë te ne”, ka thënë Novak, teksa shtoi se “ne do të bëjmë gjithçka që Kosovës t’i mundësohet liberalizimi i vizave”.

Ndryshe, Katalin Novak, në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë grua e Hungarisë me mandat pesëvjeçar.

Ajo ka mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika