Osmani pret ambasadorin e Katarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit, u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes Kosovës dhe Katarit, ndërsa u theksua gatishmëria e ndërsjellë për thellimin e mëtejmë të lidhjeve dypalëshe.

Në fokus të veçantë ishte falënderimi i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës, një projekt që po realizohet falë angazhimit të saj dhe përkrahjes së institucioneve partnere në Katar.

Presidentja e cilësoi këtë ndihmë si një “shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve”.

Të dy palët shprehën vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të identifikuar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika