Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, sipas njoftimit, u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend.
Presidentja Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit të saj dhe theksoi përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.
Në bisedë u theksua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik ku debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme dhe ku nuk ka vend për gjuhë kërcënuese ose bullizuese.
“Gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.