Osmani pret nesër në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të presë në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën e 16 janarit do të presë në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Sipas njoftimit për medie, takimi do të zhvillohet në orën 10:25.

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, përderisa nuk raportohet për deklarim për mediet.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se e ka falënderuar atë për vizitën dhe bisedën vëllazërore.

“Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një Ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.

“Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, është shprehur ministrja.

Gërvalla ka njoftuar se nesër nga ora 09:00 do të kenë takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe pas takimit do të deklarohen për medie.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika