Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim këtë të enjte të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Zyra e Presidentes bën të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, njofton Dukagjini.
Presidentja Osmani dhe Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me presidentin amerikan, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork.