Osmani: Punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare, do të ketë edhe lajme tjera të mira

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

“Do të ketë natyrisht edhe shumë lajme tjera të mira në muajt që vijnë. Ne do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare dhe të ketë vendin që e meriton në mesin e kombeve të lirë. Edhe njohja nga Siria nuk ka ardhur brenda natës. Ne kemi pasur takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill, dhe që nga atëherë ekipet tona janë në kontakt për të përgatitur ecjen përpara të dy shteteve tona”, ka deklaruar Osmani drejtpërdrejt nga rrjeti social Facebook.

Presidentja ka folur edhe për vizitën e saj në Riad, duke theksuar rëndësinë e saj.

“Kjo ka qenë edhe vizita jonë shumë kanë pyetur se pse jam në Riad ne këto momenti tash besoj e dini pse, ka qenë një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Siria njeh Kosovën, njofton Osmani

Shija e redaktorit

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Të fundit nga rubrika