Osmani serbëve të Kosovës: Republika e Kosovës është shtëpia juaj

Në Parlamentin Evropian, presidentja Osmani ka thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e serbëve të Kosovës dhe për të ta po bëhet çmos që të ndihen të përfshirë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, u është drejtuar serbëve të Republikës së Kosovës gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian.

Ajo u ka thënë se Kosova është një shtëpi për ta, shtëpia e cila mundohet për gjithëpërfshirjen e tyre.

“U bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e avancuara që ua garanton Kushtetuta e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Dhe ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka përmendur edhe Vasfije Krasniqi-Goodmanit, gruan e parë që foli publikisht për dhunimin e saj nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Ajo e cilësoi si “zëri i viktimave” dhe një “heroinë”. Së bashku me Krasniqi-Goodman, Osmani përmendi edhe Fahrije Hotin, e cila i është bashkëngjitur delegacionit të saj.

“Ajo zgjodhi të luftonte…shndërroi dhimbjen në përkushtim”, tha Osmani për Fahrije Hotin gjersa tregoi për kompaninë e saj.

Tutje, Osmani ka folur edhe për bashkëndjenjën e popullit kosovar me atë të Ukrainës. Ajo ka theksuar se Kosova bashkëndien me ta.

“Njerëzve të Kosovës nuk iu duhet të imagjinojnë dhimbjen dhe vuajtjen e Ukrainës, ne tashmë e kemi jetuar. Nuk kemi pse ta imagjinojmë humbjen e tyre, sepse sot e kësaj dite, zemrat tona vuajnë për familjarët dhe miqtë që humbëm gjatë luftës, shumë prej të cilëve akoma nuk janë gjetur si shkak i zhdukjes me forcë. Nuk kemi pse ta imagjinojmë zemërimin e tyre, e ndiejmë edhe ne. Kur populli i Kosovës thotë se qëndrojmë me Ukrainën, ne nuk e themi, ne e ndiejmë me çdo fibër të qenies sonë.”, ka deklaruar ajo.

Osmani është presidentja e parë e Kosovës së pavarur e cila u adresua në Parlamentin Evropian.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika