Osmani shkon në Bruksel me shpresë, por jo me pritshmëri të lartë për liberalizim të vizave

Vjosa Osmani ka deklaruar se do të shkojë në Samitin e Bashkimit Evropian, por që sipas saj, nuk do të ketë pritshmëri të larta për liberalizim të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Unë çdo herë shkoj me shpresë, por pa shumë pritje.  Le të shpresojmë se nuk do të ketë një zhgënjim të radhës”.

Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për mediumin holandez NRC, para vizitës së saj në Samitin e Bashkimit Evropian.

“Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia dhe shtete të ndryshme të Amerikës Latine lejohet që të udhëtojnë lirshëm. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për ta përcjellë Samitin në Bruksel”, është shprehur Osmani.

Mosliberalizimin e vizave, Osmani e ka quajtur diskriminim të popullit të Kosovës.

“Është padrejtësi e madhe: diskriminim për një popull. Ne jetojmë në geto”.

Më tej ajo ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE, ku sipas saj, shteti i Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Ne jemi gati dhe e meritojmë” ka thënë ajo, duke shtuar se “Ne kemi kryer detyrat”, duke iu referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat shënohet përparimi mbi demokracinë, lirinë e medias dhe të të drejtave të njeriut.

Osmani shpreson se realiteti i vitit 2022, në të cilin agresori ruse sulmoi  Ukrainën, do ta bëjë të gjithë BE-në të kuptojë se nuk duhet të përkulet para pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe ngritjes së saj në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Vendet në BE duhet të ndalojnë së bëri lëshime për autokratët që promovojnë Putinin. BE duhet të dërgojë një sinjal të qartë dhe të fortë se nuk ka vend në BE për ata që rreshtohen me Moskën”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika