Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime dhe solidaritet me popullin kanadez pas sulmeve vdekjeprurëse të ndodhura në Tumbler Ridge të Kanadasë.
Osmani vlerëson se asnjë prind, fëmijë apo komunitet nuk duhet të përballet me një tragjedi të tillë, duke e cilësuar ngjarjen si humbje të rëndë, njofton Dukagjini.
“Sot, zemrat tona dhe mendjet tona janë në Tumbler Ridge, Kanada. Asnjë prind, asnjë fëmijë, asnjë komunitet nuk duhet ta përjetojë kurrë një tragjedi të tillë. Ne bashkëndiejmë me popullin e Kanadasë dhe u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve që përballen me këtë humbje të paimagjinueshme”, ka shkruar Osmani në X.
Osmani po ashtu ka theksuar se Kosova qëndron pranë Kanadasë në këtë kohë pikëllimi.
Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën në dy vendndodhje të ndryshme të të shtënave me armë në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur në Shkollën e Mesme “Tumbler Ridge”, ndërsa një i shtatë ndërroi jetë rrugës për në spital, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ndërkaq dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë aty pranë.
Të paktën 25 persona të tjerë janë plagosur.
Today, our hearts turn to Tumbler Ridge, Canada.
No parent, no child, no community should ever endure such tragedy. We mourn with the people of Canada and extend our deepest condolences to the families facing this unimaginable loss. We are also thinking of those who were…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 11, 2026
Nëntë të vrarë dhe mbi 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada