Osmani: Shqiptarët e Preshevës po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, theksoi se shqiptarët kanë lënë gjurmë nëpër botë, me kontributin, aftësitë dhe njohuritë në fusha të ndryshme

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani gjate fjalimit te saj në Samitin e Diaspores në Tirane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj në Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë, theksoi se shqiptarët kanë lënë gjurmë nëpër botë, me kontributin, aftësitë dhe njohuritë në fusha të ndryshme.

Ajo u shpreh se mërgata shqiptare ka shërbyer si një urë lidhëse mes shteteve.

“Mërgata jonë është sublim i përpjekjeve të gjata për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Pavarësisht sfidave, mërgata ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun, duke i mbetur besnike rrënjëve”, u shpreh Osmani.

Ajo u ndal edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët tha se po përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit dhe motrat tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc akoma po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot ju them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, ka theksuar Osmani.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur të gjithë shqiptarët që kanë ardhur nga anë e mbanë botës dhe shprehet se secili prej tyre kanë dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë. Sipas tij, shumë shqiptarë janë shndërruar në histori suksesi dhe se vendi ynë ka përfituar nga ta.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika