“Ne qëndrojmë me ju, ju nuk jeni vetëm…”.
Kështu ka deklaruar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në adresimin e saj në Parlamentin Evropian.
Ajo shprehu përkrahjen e saj për shqiptarët në Luginë të Preshevës, gjersa theksoi se ata po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut. Gjatë kësaj përballjeje kanë përkrah Kosovën, theksoi Osmani.
“Do t’u them këtë, ne do të qëndrojmë me ju. Ju nuk jeni të vetëm gjersa përballeni me shkelje të të drejtave të njeriut, siç njihet edhe nga ky institucion i respektuar në rezolutën e fundit të tij”, ka theksuar Osmani.
Osmani është presidentja e parë e Kosovës së pavarur e cila u adresua në Parlamentin Evropian.