Osmani sot pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të presë në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Sipas njoftimit për medie, takimi do të zhvillohet në orën 10:25.

Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, përderisa nuk raportohet për deklarim për mediet.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla, pas takimit me homologun e saj shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se e ka falënderuar atë për vizitën dhe bisedën vëllazërore.

“Mesazhi që përçon kjo vizitë në këtë vend dhe në prag të datës 17 janar, 42-vjetorit të atentatit në Gjermani, shkon shumë përtej një vizite zyrtare të një ministri të Punëve të Jashtme në një vend fqinj”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se Republika e Shqipërisë është partneri më i dashur dhe më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.

“Thellimi dhe forcimi i marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme në të gjitha fushat, është jo vetëm amaneti i të parëve tanë, por i kontribuon zhvillimit të të dy vendeve tona dhe stabilitetit dhe paqes afatgjatë të rajonit tonë”, është shprehur ministrja.

Gërvalla ka njoftuar se nesër nga ora 09:00 do të kenë takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe pas takimit do të deklarohen për medie.

Po ashtu, në orën 11:15, ministri i jashtëm i Shqipërisë pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika