Osmani takohet me emisarin britanik, diskutojnë për zhvillimet e fundit në dialog

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin, ka diskutuar për zhvillimet e fundit, duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialogun Kosovë - Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar, Luard Stuart Peach

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Londër me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

E para e vendit, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me emisarin britanik kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialogun Kosovë – Serbi, si dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Diskutuam zhvillimet e fundit, duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, më 2 maj në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë miratuar Deklaratën për të Zhdukurit, përmes së cilës synohet zgjidhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa, në këtë takim nuk ka pasur pajtueshmëri për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika