Osmani takohet me kryeministrin e Luksemburgut, diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

Temë e diskutimit në këtë takim ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Luksemburg është pritur në takim nga kryeministri Xavier Bettel.

Në një njoftim nga zyra e presidencës thuhet se temë e diskutimit në këtë takim ishte situata aktuale politike dhe e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Duke u ndërlidhur me zhvillimet e fundit në veri, Presidentja Osmani ka theksuar se është e domosdoshme përballja më drejtësinë e grupeve kriminale të mbështetura nga Serbia, të cilat e sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët”, thuhet në njoftim.

Presidentja theksoi nevojën e shtimit të angazhimit të ndërmjetësuesit të dialogut, Bashkimit Evropian, drejt zbatimit të plotë të marrëveshjeve të arritura sivjet në Bruksel dhe Ohër.

Më tej, Osmani tha se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se sfidat do t’i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.

Presidentja e falënderoi kryeministrin Bettel për mbështetjen zhvillimore ofruar Kosovës, sikurse për liberalizimin e vizave.

Njëkohësisht, Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes në rrugën evropiane të Kosovës.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika