Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas njoftimit, Osmani ka vlerësuar se ekziston potencial i madh për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, në dobi të popujve të tyre.
“Potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është i madh e në dobi të popujve tanë paqedashës, prandaj shpresojmë që ky bashkëpunim do të rritet e thellohet në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Osmani.
Megjithatë, Etiopia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.