Osmani: Televizionet kombëtare në Maqedoninë e V. e bojkotuan figurën e Xhaferit, kjo është skandaloze

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut ka thënë se televizionet kombëtare në Maqedoninë e Veriut, ditën e diel kur edhe u zgjodh kryeministri i parë shqiptar atje, e bojkotuan figurën e Talat Xhaferit.

Këtë, Osmani e quan skandaloze.

Ai tha se televizionet morën pamje nga procesi i zgjedhjes, por duke e fshirë fotografinë dhe deklaratën e Talat Xhaferit.

Madje, këtë ai e quan se është pjesë e albanofobisë së përgjithshme.

“Të gjitha televizionet kombëtare në Maqedoninë e Veriut dje e kanë bojkotuar figurën e Talat Xhaferit. Kanë treguar pamjet nga Parlamenti në procedurën e zgjedhjes, mirëpo duke e prerë fotografinë e Xhaferit dhe deklaratën e tij, kjo është skandaloze. Kjo është pjesë e albanofobisë të përgjithshme e cila është në rritje…”, tha ai.

Ai theksoi se prej shqiptarëve ishin kritikë vetëm ziliqarët dhe ata që kanë ndonjë interes politik, por për shqiptarët kjo është festë, potencoi ai.

“28 janari, është një 28 Nëntor i ri”, shtoi Osmani.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika