Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja, shkaku i gjyqtarit serb që “rrezikon rendin kushtetues”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit, duke e cilësuar të papranueshëm faktin që gjyqtari serb, Radomir Laban, është caktuar si raportues në këtë çështje.

Dukagjini para një dite ka raportuar se Laban është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.

Serbi Radomir Laban caktohet gjyqtar raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga Presidentja

Sipas Osmanit, ky vendim është i domosdoshëm për shkak të rrezikut që, sipas raporteve të sigurisë nga vitet 2018, 2021 dhe 2024, gjyqtari Laban paraqet për rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Kam tërhequr kërkesën, të paraqitur më 22 korrik 2025. Këtë e kam bere si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban. Për veprimtarin e rrezikshme e të cilit 2018-2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacion të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informatave, të cilat në vitin 2021 dhe 2024, po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtarë të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Siç jeni të informuar rasti që e kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese, ka të bëjë pikërisht me mbrojtjen e rendit Kushtetueses dhe trajton çështje të tjera tejet të rëndësishme siç është funksionimi demokratik i institucioneve, parimi i ndarjes së pushteteve dhe formimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka shtuar Osmani.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika